Flash News

KRYESORE

'Rikthehet' mësuesja Lindita Nikolla, nota që i vendos pasardhëses Besa Shahini

'Rikthehet' mësuesja Lindita Nikolla, nota që i vendos

Ish-ministrja Lindita Nikolla është rikthyer të flas sërish për gjendjen e arsimit në vend, pas shkarkimit nga Rama në fund të muajit dhjetor. Në studion e emisionit ‘Ditari’ në A2 CNN, Nikolla foli ndër të tjera edhe për pasardhësen e saj Besa Shahini, për të cilën nënvizoi se po “ecën në shtratin e shtruar (prej saj) të reformës në arsim.

“Për të mos bërë modesten, eshte ende heret për të bërë këtë lloj reflektimi. Ajo që duhet thënë eshte se (Shahini) po ecën në shtratin e shtruar të reformës në arsim. Ne kemi marrë një reforme sistemime nga kopshi në arsimin e lartë. Frytet e reformës nuk merren brenda një viti, por duhet një brez studimi për të parë rezultate konkrete. Por Besa po ecën në shtatin e reformës, po punon me eficencë të plotë, për të korrur gjithçka kemi dashur, sepse ne kemi punuar bashkë për këtë periudhë kohe” , ishte nota që Nikolla u vendosi Shahinit.

Nikolla komentoi edhe situatën politike, ku nuk la pa shigjetuar opozitën, se është e frikësuar nga reforma në drejtësi dhe nga progresi i reformave të mazhorancës.

https://www.youtube.com/watch?v=RTFKTpsCThw

Të fundit