Flash News

KRYESORE

Rikthehet moti i keq, priten rreshje intensive shiu, rrezik përmbytjeje në disa zona

Rikthehet moti i keq, priten rreshje intensive shiu, rrezik përmbytjeje

Mesa duket është rikthyer edhe një herë dimri. Pas ditëve të ngrohta gati pranverore, ashtu siç kemi lajmëruar edhe disa ditë më parë, kjo javë do të jetë e mbushur me reshje shiu dhe dëbore. Mirëpo kulmi do të arrijë në dy ditët në vazhdim, ku parashikohet të ketë shtrëngata shiu dhe dëbore që do të shoqërojnë të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë që ka ende zona në rrezik tek të cilat ekziston mundësia e përmbytjeve, siç janë ato jugore. Këto të dhëna na vijnë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili thotë gjithashtu se do të ketë reshje intensive shiu shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta në zonat bregdetare.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon përmbytje në zonat përreth lumit Vjosë, pasi do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve gjatë dy ditëve në vazhdim.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare, ndërsa nesër (e martë, dt.13) priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e martë, dt.13) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e nesërme (e martë, dt.13) dhe pasnesër (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së nesërme (e martë, dt.13), ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së pasnesërme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

 

Të fundit