Flash News

KRYESORE

Rikthehet në detyrë anëtari i KPA, Luan Daci; Apeli shfuqizon masën e pezullimit për falsifikimin e dokumenteve

Rikthehet në detyrë anëtari i KPA, Luan Daci; Apeli shfuqizon

Rikthehet në detyrë anëtari i KPA, Luan Daçi. Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve.

Në përfundim të seancës gjyqësore avokatët mbrojtës të Dacit kanë bërë me dije se nuk është gjetur asnjëlloj shkelje ndaj tij.

“Kjo do të thotë se zoti Daci vijon të jetë nën hetim. Kjo është masë sigurie dhe do të vazhdojë. Patjetër prokuroria ka të drejtën e saj, por ne jemi të bindur se nuk ka shkelje. Daci vazhdon të jetë në detyrë. Jemi të kufizuar për shkak të sekretit hetimor që të shprehemi, megjithatë ju keni akses”, kanë thënë avokatët.

Gjyqtari Luan Daci u pezullua dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi u akuzua për fshehu të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.Por me vendimin e sotëm, Daci rikthehet në detyrë.

Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në skandalin e falsifikimit të dokumenteve është po ashtu i njëjti gjyqtar, i cili ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë gjatë vetting duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror.

Të fundit