Flash News

KRYESORE

Rikthehet në punë pas shërimit nga Covid-19, flet shefi i Urgjencës Kombëtare: Të mundohemi të bashkëjetojmë me virusin

Rikthehet në punë pas shërimit nga Covid-19, flet shefi i

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i cili u prek nga Covid-19, është rikthyer në punë, pasi është shëruar plotësisht.

Në një prononcim për Fax News Brataj tregoi se e kaloi sëmundjen me simptoma të mesme dhe të lehta dhe se tani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Duke u ndalur te lirimi i masave, Brataj tha se pritet një rritje e të infektuarve dhe nënvizoi se tashmë na duhet të bashkëjetojmë me virusin.

Po ashtu nuk la pa përmendur se asnjë sëmundje nuk zgjat përgjithmonë.

“Në bazë të ndryshimin të numrave të infektimeve do të shikohet nëse masat do të lirohen apo do të shtrëngohen.

Nuk shoh problem tek dalja dhe lëvizja, por tek masat që duhet të merren nga vetë njerëzit. Të fillojmë të orientohemi se duhet ta menxhojmë këtë situatë dhe të bashkjetojmë me virusin. Jemi në një situatë që ky virus u fut në historinë e sëmundjeve. Kjo sëmundje nuk është e thënë se do të zhduket, por problemi është se kemi pak njohuri për këtë sëmundje. Ne do të mundohemi të bashkëjetojmë me të, por do të gjejmë një zgjidhje që ta izolojmë. Do të bashkjetojmë me këtë sëmundje, sepse nuk ka sëmundje që jeton gjithë jetën.”- u shpreh Brataj.

Të fundit