Flash News

KRYESORE

Rikthehet në “Serie A” pas 9 vitesh, Ancelotti: S’jam ngopur së fituari

Rikthehet në “Serie A” pas 9 vitesh, Ancelotti: S’jam

Trajneri Carlo Ancelotti, është rikthyer pas 9 vitesh në “Serie A” për të drejtuar skuadrën e Napolit dhe është shprehur mjaft i emocionuar për këtë gjë.

Ancelotti synon të fitojë çdo trofe duke filluar nga ndeshja e parë e kësaj fundjave me Lacion.

“Do të jemi konkurues kudo, në çdo garë. Forca e kësaj skuadre është shpirti i grupit. Skuadra nuk është se kishte nevojë për revolucion apo diçka të tillë. Merkato u zhvillua në linjë me objektivat që i kishim vënë vetes. Tifozët e Napolit kanë kohë që presin trofe, dhe dua t’i jap këtë kënaqësi atyre. Nuk jam lodhur së fituari. Ndaj Lacios do të jetë një ndeshje e vështirë, dhe e një niveli të lartë. Moduli do të jetë 4-3-3, por do të ketë ndryshime në interpretim, nga sezoni i kaluar”, është shprehur Ancelotti.

Të fundit