Flash News

KRYESORE

Rikthehet pas shumë vitesh në muzikë, publikohet bashkëpunimi i Adelina Ismailit me Rinën

Rikthehet pas shumë vitesh në muzikë, publikohet

Adelina Ismaili i është rikthyer muzikës pas shumë kohësh e shkëputur prej saj. Bashkëpunimi i tyre "Qikat" është publikuar dhe është pritur shumë mirë deri tani nga publiku.

Ende pa u mbushur 24 orë nga publikimi i këngës, dy këngëtaret kanë arritur gjysmë milioni klikimesh.

Kjo këngë është një risjellje e këngës së Adelinës "Kanagjegji" dhe klipi është shumë modern dhe me shumë ngjyra, ku Adelina dhe Rina po ashtu bëjnë kërcime dhe lëvizje shumë sensuale.

Adelina si duket e mbështet shumë Rinën, pasi ajo ka zgjedhur të ndryshojë dhe vargun nga: “Ani qika ani, ecni e mos ngani, lum për dadën o."

Sot këndon: “Lum për mamin o”.

“Mami” është edhe si Rina e thërret veten për ta diferencuar si e para repere vajzë në tregun aktual shqiptar të muzikës.

Të fundit