Flash News

KRYESORE

Rikthehet sërish programi veror në Top Channel. Kush do të zëvendësojë Luanën dhe Marinën

“Summer Fest” është programi veror që na ka shoqëruar për katër vite në ekranin e Top Channel.

I konceptuar si një guidë dhe koncerte, nën prezantimin e Luana Vjollcës, dhe vitin e fundit edhe Marina Vjollcës, ky program na prezantoi treva të ndryshme të shqipërisë shoqëruar me muzikë.

Prive.al ka bërë me dije se “Summer Fest” do të rikthehet muajin tjetër, por jo më nën prezantimin e Luanës. Këtë vit do të jenë dy prezantues, Nevina Shtylla dhe Flori Gjini.

Këtë sezon televiziv, Nevina dhe Floriu bënë pjesë e Top Channel dhe bashkë prezantuan edhe me moderator të tjerë programin “E Diell”.

Të fundit