Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rikthehet Spartak Ngjela: Ramës i është mbushur mendja se do mposhtë Amerikën dhe Gjermaninë
Pas një heshtje dy-javore sepse dështoi me parashikimin rreth hapjes së negociatave, avokati Spartak Ngjela ka publikuar sot një analizë tjetër sa i takon korrupsionit në vend.
Ngjela shprehet se sipas informacioneve të tij, i gjithë korrupsioni aktual shtetëror është i hetuar nga organet e specializuara ndërkombëtare dhe se e gjithë vlera është evidentuar dhe ligjet e konfiskimit të pasurisë së ardhur nga korrupsioni shtetëror do të hynë në fuqi.
Po ashtu, Ngjela thekson se Rama kujton se do shpëtojë duke u ‘strehuar’ tek Erdogani, por sipas tij kjo është një tentativë e kotë. “Të korruptuarit e mëdhenj tani po ndihen se janë krejt të pambrojtur, por të gjithë e kanë shpresën te Rama. Ky në fakt është më i paafti mes tyre, por i është mbushur mendja se do të mundë edhe Amerikën, edhe Gjermaninë. Dhe vjen vërdallë nëpër Shqipëri se e ka tmerr të rrijë në zyrë; por një mendje sterile i thotë se mund të gjejë shpëtim në Stamboll”, ka shkruar Ngjela.
Statusi i plotë:
Koha korrupsion në Shqipëri, po rënkon dhe nuk do që të dorëzohet.
Por do të dorëzohet se nuk ka nga t'ia mbajë.
Procesi ndërkombëtar do të vijojë dhe po pritet ardhja e ekspertëve të huaj në Tiranë. Këta do të jenë amerikanë dhe gjermanë.
Korrupsioni kryeministror, por edhe ai tjetri në të gjitha rangjet shtetërorë, është në gjendje frike.
l. Këta kryeministra menduan se do të kalonin gjithmonë si në gjalpë: vidh, gënje e sundo, dhe ble zgjedhjet për të sunduar shqiptarët e ndërkallur ndërkohë me dhunë në varfëri ekstreme.
Por koha ndryshoi. Ndërhyrja amerikane antikorrupsion e ka formuar tani të gjithë aspektin kushtetues dhe atë ligjor për zhvillimin konkret të luftës antikirruosion.
I gjithë korrupsioni aktual shtetëror tani është i hetuar nga organet e specializuara ndërkombëtare. Gjithë vlera e korrupsionit tani është e evidentuar, dhe ligjet e konfiskimit të pasurisë së ardhur nga korrupsioni shtetëror janë në forcë.
Të korruptuarit e mëdhenj tani po ndihen se janë krejt të pambrojtur, por të gjithë e kanë shpresën te Rama. Ky në fakt është më i paafti mes tyre, por i është mbushur mendja se do të mundë edhe Amerikën, edhe Gjermaninë. Dhe vjen vërdallë nëpër Shqipëri se e ka tmerr të rrijë në zyrë; por një mendje sterile i thotë se mund të gjejë shpëtim në Stamboll.
Në Uashington dhe Berlin po tallen me të. Në Bruksel ministri i jashtëm i Holandës tha që kryeministri shqiptar shkon te Sulltani i Turqisë. Kurse ky kryeministër, i dalë krejt nga sistemi mendor, i bën tehmena Erdoganit, por as vetë nuk e di se përse e do.
Në fakt nuk ka para për shtetin se është në embargo perëndimore dhe e mendon Stambolli siç mendonte Enver Hoxha Pekinin. Nuk kupton dot asgjë.
ll.
Nga e gjithë kjo tablo absurde e menduar dhe e strukturuar si shpëtimtare për të, tregon se Edi Rama është kundër shqiptarëve, dhe kërkon t'i sundojë ata. Po kush ia ka dhënë këtë të drejtë? Vetëm çmenduria e tij.
Nga na doli ky mësues vizatimi që kërkon të sundojë me çdo mjet shqiptarët? Pse nuk ikën, kur nuk krijon dot asnjë lloj vlere në favor të zhvillimit shqiptar? Por, si po kërkon të mbijetojë?
Me të gjitha mjetet që prodhojnë gënjeshtër. Po, si mund të gjendet qoftë dhe një kryeministër në Europë që të mendojë sot si deviza makabër që kishte Enver Hoxha në kokë: "shqiptarët duhen mbajtur në varfëri ekstreme, por nën sundimin tim".
Edhe ky pafille që është sot kryeministër në Tiranë, këtë kërkon të realizojë sot, prandaj vjen vërdallë. Por dokumenti politik i Komisionit Europian ia ka mbyllur të gjitha shtigjet, dhe prandaj tani duket i trembur, sepse Komisioni Europian i ka vënë kushte. Dhe jo vetëm kaq, por dhe kushtet do vijë t'i drejtojë vetë si realizim.
Kjo i ka trembur të gjithë.
Saliu kërkon revolucion antiamerikan; gruaja e Metës i kërkon Presidentit të drejtojë shkatërrimin e Shqipërisë. Po pyetja që bëhet këtu është kjo: si mund të mbijetojë Meta, Rama dhe Berisha kur që të tre janë të identifikuar nga Uashingtoni dhe Berlini si të korruptuar që iu kanë grabitur shqiptarëve miliarda?
Atëherë këtu del ky konkluzion: për faktin që politika amerikane e ka domosdoshmëri të politikës së vet në 20 vjetët e ardhshëm aleancën me shqiptarët e Ballkanit, atëherë, për vetë gjendjen, asnjë nga këta të tre nuk mund të shpëtojë.
Nuk mund të shpëtojë, sepse që të tre këta, për të shpëtuar nga forca amerikane anti-korrupsioni janë të lidhur me kundërshtarët e Amerikës.
Domethënë kanë kapur fundin e tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38