Flash News

KRYESORE

‘Rikthehet’ Valentina Leskaj: Mazhoranca fajtore për ikjen e shqiptarëve; s’më merr malli për parlamentin

‘Rikthehet’ Valentina Leskaj: Mazhoranca fajtore për ikjen e

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e hoqi dorë nga politika shprehet se nuk e merr malli për Parlamentin, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është katandisur.

Një ndër arsyes që rendit Leskaj, është edhe mungesa e opozitës, e cila e ka braktisur parlamentin për shkak të refuzimit të vettingut në politikë nga ana e Partise Socialiste.

“Në gjëndjen që është jo. Ne kemi probleme të mëdha me funksionin e parlamentit. Fakti që është gjysmë parlament nuk është e mirë as për opozitën. Një opozitë që rri jashtë parlamentit nuk  ka të ardhmen. Nuk është mirë as për maxhorancën, por sigurisht nuk është zgjedhja e saj. Dhe mbi të gjitha nuk është mirë sa i takon çështjes së reformave. Nuk ka reforma të qëndrueshme përsa i takon miratimit të reformave nga njëra palë. Shqipëria nuk ka kohë të miratojë ligje të paqëndrueshme dhe që do të ndryshohen kur një parti tjetër vjen në pushtet", u shpreh ajo në emisionin ‘Ditë e re’, në Ora Neës.

Pyetur nëse ka faj qeveria lidhur me ikjen e shqiptarëve, kryesisht të të rinjëve, Leskaj pranoi theksoi se korrupsioni dhe mungesa e vendeve të punës kanë impakt.

"Është e vërtetë që mund të ketë probleme në qeverisje, kushte, korrupsion probleme me punësimin. Por ka një gjë kur njerëzit humbin shpresën problemi nuk është vetëm i qeverisë. Në një vend ku funksinon opozita kur njerëzit nuk kanë shpresë i kthejnë sytë nga opozita. Fakti që po ikin do të thotë që nuk kanë shpresë tek asjëra palë. Është koha për një paketë shumë të rëndësishme sa i takon popullsisë", ka përfunduar Leskaj.

Të fundit