Flash News

KRYESORE

Rikthehet vëmendja tek kanabisi, në Lezhë asgjësohen 473 bimë narkotike, arrestohen kultivuesit

Rikthehet vëmendja tek kanabisi, në Lezhë asgjësohen 473

Gjithë këto ditë kanë qarkulular lajme mbi drogën që transportohet, tonelata të tëra drjet Italisë apo Greqisë dhe nuk ka pasur lajme mbi kanabisin që mbillet. Sikur u harrua ca ditë kjo “histori”, por njoftohet nga policia se dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me policinë e Pukës dhe të mbështetur nga FNSH, në fshatin Gjegjan janë konstatuar si kultivues të 473 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Policia bën me dije se të rinjtë e arrestuar janë, Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji, 26 vjeç, të dy banues në Lezhë. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në parcelën ku kultivoheshin bimët narkotike, është gjetur edhe një sasi prej 50 kg, e cila ishte e ndarë në dy thasë si edhe një armë zjarri automatik. Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë.

Të fundit