Flash News


KRYESORE

Rikthehet West Side Family pas 8 vitesh: "Beso" dedikim për Dr. Florin

Pas gati 8 vitesh larg skenës muzikore, “Beso” ka rikthyer grupin West Side Family. Tre vjet pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, pjesëtar i grupit, dy miqtë e tij Miri dhe Landi, sjellin këngën “Beso”, bashkë me zërin e Florit.

Kishin vite që djemtë nuk nxirrnin një prodhim të ri muzikor, por siç deklaruan pak kohë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit ky i fundit kishte lënë shumë materiale gati, të cilat do të publikoheshin sapo të ishin gati.

Dhe i pari sapo është prezantuar. Të ftuar në Wake Up, Landi dhe Miri kanë rrëfyer se “Beso”, një tekst i shkruar nga Flori dhe i vazhduar nga Landi dhe Miri, ka ardhur si një paketë këtë fundvit, një dedikim për këngëtarin e ndjerë, por edhe një mesazh për të gjithë ata që e duan muzikën e WSF.

Të fundit