Flash News

KRYESORE

Rikthim rekord! Bayern merr një lajm të mirë nga infermieria

Rikthim rekord! Bayern merr një lajm të mirë nga infermieria

Bayern ka qenë i pafat me dëmtimet në vitet e fundit, por duket se po i kthehet fati. Së fundmi, klubi bavarez ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Lucas Hernandez, i cili pritet të kthehet më shpejt nga çfarë ishte parashikuar. Francezi ka vuajtur këputjen e ligamentet e gjurit në tetor dhe në fillim u mendua se do të mungonte deri në fund të sezonit, por për fatin e tij të mirë nuk është kështu.

Kampioni i botës me Francën do të jetë gati për lojë që në fund të janarit, kur Bayern mbaron fazën përgatitore para nisjes së fazës së dytë. Kjo është një gjë fantastike për trajnerin Niko Kovac, nëse vijon më tej si trajner në Mynih.

Të fundit