Flash News

KRYESORE

Rikthimi i "Rebelde" thyen rekord; të dytët më të dëgjuarit në Spotify, ia kalojnë dhe One Direction

"Rebelde" ishte një nga serialet më të ndjekura spanjolle për të rinj, i cili është transmetuar edhe në Shqipëri. Disa ditë më parë, grupi i famshëm “Rebelde” njoftoi rikthimin pas kaq shumë vitesh.

Lajmi u prit kaq mirë dhe me shumë emocion nga fansat të cilët vazhdojnë të dëgjojnë këngët e grupit dhe prisnin një rikthim të telenovelës. Surpriza e grupit “Rebelde” ishte rikthimi me muzikën e tyre në platformën muzikore Spotify. Me projekte dhe ide të reja, artistët janë bashkuar sërish.

Një nga këngët më të pëlqyera është “Salvame” nga Anahi. Ndërkohë mësohet se rikthimi i grupit ka thyer rekord. Pas publikimit të këngëve në Spotify, “Rebelde” ia ka kaluar grupit One Direction dhe Blackpink duke u dëgjuar 20 milion herë nga fansat.

Kështu “Rebelde” mban vendin e dytë në Spotify si grupi më i dëgjuar ndërsa vendin e parë e mban grupi Korean BTS.

Të fundit