Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Tahirit në politikën aktive, LSI: Materialet e ish-ministrit implikojnë Ramën me ‘Xibrakën’

Rikthimi i Tahirit në politikën aktive, LSI: Materialet e

Po flitet gjithjnë e më shumë për rikthimin e Saimir Tahirit në Partinë Socialistë, veçanërisht pas deklaratave të Ramës dhe Ballës qe theksuan se ish-ministri i Brendshëm është akuzuar pa të drejtë per lidhjet e tij me grupin e 'Habilajve'.

Lidhur me këto zhvillimi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ka drejtuar kryeminsitrit Edi Rama 10 pyetje në lidhje me trafikun e drogës.

Në një postim në “Facebook”, Brahimllari i kërkon kreut të qeverisë që japë shpjegime se përse e dha dorëheqjen Fatmir Xhafa dhe a po e kërcënon Vangjush Dako atë.

Ai I kërkon gjithashtu që të jap shpjegime edhe në lidhje me çështejn e Tahirit si dhe lidhjet me badnën e Bajrave apo Avdylajve.

10 pyetjet për Edi Ramën në lidhje me trafikun e drogës:

Pse e dha dorëheqjen Fatmir Xhafa?

Pse ka frikë Edi Rama nga Avdylajt?

Pse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?

Çfarë ju ka premtuar ai atyre?

Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës me laboratorin e Hasit?

A e gjeti Edi Rama pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Pse e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?

A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?

A është kthyer Edi Rama në kredi bankare për Vangjush Dakon?

Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çëshjten e Xibrakës?

Të fundit