Flash News

KRYESORE

Rikthimi i taksës në Rrugën e Kombit frikëson qeverinë, urdhër të “blindohen” terminalet e reja

Rikthimi i taksës në Rrugën e Kombit frikëson qeverinë,

Duket se rikthimi i taksë së re për çdo kalim në Rrugën e Kombit frikëson qeverinë për një protestë tjetër të mundshme, ashtu si ajo e 31 marsit të këtij viti.

Ishin qytetarët e Kukësit, ata të cilët u ngritën në protestë, duke u përplasur fizikisht me policinë dhe në shenjë proteste kundër tarifës prej 5 eurosh ata dogjën edhe terminalet e pagesës.

Në këto kushte, qeveria ka marrë masa edhe më të rrepta dhe ka urdhëruar që kabinat e djegura t’i zëvendësojë me kabina prej hekuri.

Aktualisht, po punohet për riparimin e tyre me ritme të shpejta, ashtu si edhe për instalimin e rrjetit elektrik dhe internetit.

Banorët e Kukësit kanë paralajmëruar se për shkak të nivelit të ulët ekonomik do të kundërshtojnë sërish edhe taksën e re prej 100 lekësh të reja për kalimin në Rrugën e Kombit, që pritet të aplikohet në shtator.

Të fundit