Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave, 55.5% e shqiptarëve bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe krimin

55.5% e shqiptarëve bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe krimin për vendimin e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Rezultatet e sondazhit  janë të televizionit kombëtar Top Channel. Ky rezultat është fotografuar në orën 20.15 të së premtes, pak orë pasi Top Channel shfaqi një kronikë të ‘çuditshme’ në lajmet e para të edicionit informativ, me titullin “Holanda po kthehet në narkoshtet”.

Sondazhi i TCH tregoi se 44 përqind mendojnë se vendimi i Holandës është i padrejtë. Shumica prej 55.5% kanë drejtuar gishtin tek qeveria dhe tek krimi.

Rezultati i këtij sondazhi të Top Channel, që nuk kontrollohet nga opozita, përkon me të gjitha sondazhet e fundit, të bëra nga disa organizma të pavarur, të huaj dhe vendas, sondazhe të cilat rezultojnë se shumicë qeverisëse në vend me gati 55 përqind të votave, është Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar.

Të fundit