Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave/ Balla: Ç’faj ka kryeministri për fajet kriminale të shqiptarëve në Holandë

Rikthimi i vizave/ Balla: Ç’faj ka kryeministri për fajet

Për votimin në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla.

I ftuar në studion Opinion në News 24, Balla shprehet se akuzat e PD janë të turpshme dhe se nuk ka asnjë faj kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj për këtë vendim të Holandës.

“Ç’faj mund të ketë kryeministri dhe Lleshaj për fajet kriminale të shqiptareve në Holandë? Frenat e dorës nga BE për regjimin e vizave ngrihen vetëm kur ka azilkërkues, ky ka rënë.  Por, së bashku me këtë ka rënë edhe kriminaliteti. Reagimi Zyrtar i Holandës qetësoi shpirtrat e trazuar. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes të dyja vendeve. Ajo që është për të ardhur keq, është reagimi antishqiptar nga politika në vend.

Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza.  Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon  qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon,  aspak, zero tek vizat!”-tha Balla.

 

Të fundit