Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave/ Diplomati Nesho paralajmëron: Qeveria të reflektojë përpara një katastrofe të mundshme

Rikthimi i vizave/ Diplomati Nesho paralajmëron: Qeveria të

Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se vendimi i parlamentit holandez për kthim të vizave për shqiptarët, tregon se qeverisja e Shqipërisë ka probleme, ndaj qeveria duhet të reflektojë përpara një katastrofe të mundshme.

Vendimi i marrë nga parlamenti holandez, që u mbështet nga parti në qeveri dhe në opozitë atje, tregon se vendi ynë ka probleme, duke nisur nga largimi masiv i shqiptarëve deri te lidhjet kriminale të qeverisjes. Qeveria jonë duhet të reflektojë përpara ndonjë katastrofe të mundshme”, deklaroi Nesho.

Agim Nesho tha se vendimi i parlamentit të Holandës për kthim të vizave për shqiptarët duhet të jetë kambanë alarmi.

“Vendimi i parlamentit të Holandës duhet të jetë alarmues. Ka një sërë problemesh në Shqipëri, që sigurisht reflektohen edhe jashtë. Është realitet fakti se shqiptarët janë larguar masivisht. Është fatkeqësi që shqiptarët largohen sot si sirianët në luftë apo si afrikanët që preken nga ebola. Ka edhe rritje të kërkesave për azil nga vendi ynë. Shqipëria ka një sërë problemesh dhe BE i ka evidentuar. Shqipëria, siç thuhet në raporte të BE ka probleme me kapjen e shtetit, korrupsionin, lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, ka mosfunksionim të shtetit”, tha Nesho.

Të fundit