Flash News

KRYESORE

“Rikthimi i vizave”, Gjosha: A kanë ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete?

“Rikthimi i vizave”, Gjosha: A kanë ministri i Jashtëm dhe

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria po destabilizojnë edhe vendet e tjera.

“Fakti që  i kërkohet një raport qeverisë shqiptare për numrin e azilkërkuesit do të thotë që do të kërkohet rikthimi i vizave. A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete? Axhenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo axhendë.

Arroganca dhe krimi i shtuar në vend ka vazhduar të destabilizojë edhe vende europiane. Rezulota që është diskutuar dje nuk duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë një rezolutë që i bën elozhe PS-së. E rikujtoj kryeministrin që arroganca e tij është ajo që pengon çeljen e negociatave dhe të ardhmen europiane.”- u shpreh Gjosha.

Të fundit