Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave me Shqipërinë? Komisioneri i BE: Çfarë do të bëjmë nëse njoftohemi nga Holanda

Rikthimi i vizave me Shqipërinë? Komisioneri i BE: Çfarë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, u pyet sot konferencën me gazetarët se sa shqetësues është vendimi i parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Avramopoulos u shpreh se deri më tani komisionieri nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave me Shqipërinë. Por, sipas tij, nëse komisioni do të marrë një vendim të tillë, do të analizojë faktet.

“Më lejoni të them që deri më sot komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave ose futjen në punë të mekanizmit të vizave. Për asnjë vend në Europë i cili përfiton nga regjimi i lëvizjes pa viza. Nëse ndodh në të ardhmen që komisioni të marr një njoftim të tillë, ne do të bëjmë një analizë të thellë të faktit nëse një veprim i tillë duhet të merret apo jo, për të dhënat e disponueshme që ka të bëjë me rrethana specifike të vendit X”, u shpreh komisioneri.

Të fundit