Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave, ministri holandez: Vendimi për Shqipërinë merret në fund të vitit

Rikthimi i vizave, ministri holandez: Vendimi për Shqipërinë

Pas lajmi i botuar në gazetën holandeze ‘Telegraaf’ dhe më pas nga televizioni shqiptar ‘Abc News’ se Holanda po konsideron rikthimin e vizave për shqiptarët, bazuar mbi një raport konfidencial të Policisë dhe Prokurorisë Holandeze, qeveria holandeze ka konfirmuar dhe një herë vërtetësinë e këtij lajmi, shkruan gazetari Vincent Triest.

Sipas ministrit holandez për Siguri dhe Drejtësi, Stef Blok, në vitin 2016 janë arrestuar 700 shqiptarë, krahasuar me 330 në 2015. Minsitri konfirmon që incidentet me shqiptarët nuk janë të lartë në numra në shifra absolute, por që shtetas shqiptarë janë pergjegjës për një perqindje të lartë të krimeve të rënda në Holandë. Po ashtu, sipas përgjigjeve të ministrit, ekziston dhe një problematikë me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nga Holanda në Angli.

Ministri konfirmon dhe njëherë që rikthimi i vizave është një opsion i mundur, por që vendimi për një masë të tillë do merret në fund të vitit kur Ministria ka në dispozicion gjithë të dhënat. Pra thënë ndryshe, ministri konfirmon kërkesën e Prokurorisë dhe Policisë holandeze dhe në fund të këtij viti do vendoset nëse dhe Qeveria Holandeze do t’i bashkohet kësaj thirrje apo jo.

Të fundit