Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave nga Holanda, komisioneri Hahn: Përgjegjësia bie mbi autoritetet shqiptare

Rikthimi i vizave nga Holanda, komisioneri Hahn: Përgjegjësia bie mbi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka komentuar vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar. Përgjegjësia sipas tij është e autoriteteve shqiptare, që duhet të informojnë qytetarët të mos aplikojnë për azil në këtë shtet.

“Ekzsitojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne i quajmë azilkërkues të pafinancuar. Unë mendoj se këto shifra në krahasim me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në këtë vend janë shumë të vogla. Sidoqoftë, është diçka që e kam diskutuar me partnerët e mi në Shqipëri, por edhe me disa vende të tjera. Kjo duhet të trajtohet tërësisht nga autoritetet shqiptare që do të thotë se ato duhet të komunikojnë.

Ato duhet të informojnë popullin se të gjitha këto nisma janë pa ndonjë mundësi për t’u konfirmuar pozitivish nga këto vende. Por unë nuk kam asnjë indikacion se ka nisma nga shtetet anëtare për të pezulluar liberalizimin e vizave për shembull për Shqipërinë”, i tha Hahn Radios Europa e Lirë.

Hahn shton se po bën çmos që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor. Ka diskutime por unë jam i përqendruar për ta siguruar një vendim para verës, sepse ky ishte qëllimi ynë. Ne do ta paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por unë mendoj sidomos ku është fjala për Maqedoninë e Veriut, se duhet ta pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Gjithashtu, reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra në këtë drejtim mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare”, përfundoi Hahn.

Të fundit