Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rikthimi në auditore në kushtet e pandemisë/ Studentët: Mund të infektojmë familjarët; Dhimitri: Zgjidhja që propozoj unë
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për kthimin e pjesshëm të studentëve në auditore që prej qershorit ka ngjallur debate të shumta.
Sipas këtij vendimi, studentët që diplomohen këtë vit kthehen në auditore në qershor dhe provimet do t’i japin në korrik, kurse pjesa tjetër e të rinjve parashikohet të nisin mësimin në 25 gusht dhe provimet do të jepen në tetor, vendim që është pritur me kontensime edhe nga pedagogët.
Kujtojmë këtu, akademikun dhe profesorin Artan Fuga, i cili ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj urdhrit të ministres Besa Shahini, teksa ka theksuar mungesën e sigurisë jo vetëm për rininë, por edhe për familjet e tyre.
Nga ana tjetër, profesori Mark Marku paralajmëroi padi në gjykatë nëse mësimi do të zhvillohet në kushtet e pandemisë.
Dhimitri: Shahini i ka bërë llogaritë gabim, zgjidhja që propozoj unë
Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri e cilëson po ashtu një vendim në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë urdhrin për rikthimin e studentëve në univeristete.
Në një prononcim për Politiko.al, Dhimitri thotë se duke marrë parasysh dyndjen e studentëve nëpër auditore, hapësirat e pamjaftueshme për të siguruar distancimin social, Shahini duhet të shpaloste programin strategjik për mbylljen në kohë të vitit akademik duke siguruar shëndetin e të rinjve.
“Kthimi i studentëve në auditore është dëshmi e paaftesisë së përsëritur të udhëheqjes së Ministres së Arsimit. Një vendim i cili bie ne kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi ky i fundit ndalon grumbullimin masiv të personave në mjedise të mbyllura. Znj. Besa Shahini nuk i ka bërë mirë llogaritë se çfarë rreziku i kanoset jetese së studentëve në vendin tone nëse do të kete një rikthim në auditore.
Duke marre parasysh dyndjen e studentëve nëpër auditore, hapësirat e pamjaftueshme për të siguruar distancimin social, zonja Shahini duhet të shpaloste programin strategjik për mbylljen në kohë të vitit akademik duke respektuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të rinjve.
Rikthimi ne auditore në kundërshtim me atë çfare na dikton gjendja e jashtëzakonshme hedh poshtë mundin e studentëve dhe familjeve të tyre, të cilët gjatë kësaj kohe janë përballur me shpenzime financiare për tu përshtatur në kohë me platformën e mësimdhënies online. Një platformë e ç’organizuar komunikimi në mungesë të një strategjie të unifikuar për adaptimin në kohë të procesit mësimdhënies, i vendosi studentët në një sprovë të madhe psikologjike për fatet e tyre të rrugëtimit drejt universiteteve”, shprehet Dhimitri për Politiko.
Ajo shton se ka biseduar me pedagogë të universiteteve të cilët propozojnë që provimet të mos jenë teorike, por logjike dhe praktike.
“Pra, të mos i kërkojmë studentit të riprodhojë përmendesh një leksion, por t’i jepet një ushtrim, rast studimor, një kauz për ta zgjidhur... Dhe online është krejtësisht e realizueshme.
Lidhur me disa lëndë që mund të jenë problematike, si provimet e gjuhëve të huaja, apo lëndët të cilat zhvillohen në laborator ku është i nevojshëm kontakti fizik mes studentit e pedagogut, për studentët që janë në fund të vitit, sugjerohet që këto provime të shtyhen për peridudhen shtator-nëntor, pra pa e humbur vitin akademik. Për provimet për të cilat shihet pamundësia e realizimit online, për ata studentë të cilët janë në vit të parë apo të dytë dhe nuk janë përpara diplomimit të shihet mundësia që ajo lënde bashkë me kreditet të zhvendoset për vitin tjetër dhe studenti nuk e humb vitin akademik.
Qeveria është e interesuar për zgjedhjet në senatin akademik dhe meqë studentët i kanë kundërshtuar zgjedhjet universitare në kohë pandemie, me vendimin arbitrar të rihapjes së univeristeteve, Ministrja Shahini mori guximin të luajë me jetët e të rinjve”, thotë Dhimitri.
Por, si e komentojnë vetë studentët këtë vendim?
Politiko.al kontakoi disa prej tyre. Ata shprehen se mësimi online ka shkaktuar shumë vështirësi për ta, por nga ana tjetër edhe i druhen faktit se kthimi në auditore mund t’i hapë rrugë kontaminimit me Covid-19, e për pasojë edhe infektimin e familjarëve përmes tyre.
Adelina Sulaj, UPT Inxhinieri Matematematike, viti i tretë
Mendoj se vendimi të cënon sigurinë, por është deri diku edhe i drejtë sepse pandemia nuk dihet sa zgjat. Pas një jave mund të mos kemi asnjë të infektuar, pas dy javësh mund të kemi 10 sepse për sa kohë kemi të bëjmë me një sëmundje infektive, mund të jetë mes nesh për një kohë të gjatë. Pra, në kushte të tilla, kush më siguron mua si studente që mësimi online do jetë efektiv?
Ne hasim mijëra probleme dhe në shkolla. Deri tani nuk ka funksionuar shumë mirë as mësimi online dhe kjo më bën të ndihem e pasigurtë në lidhje me provimet apo ecurinë e vitit shkollor.
Mendoj që me masat e nevojshme dhe duke respektuar disa rregulla mund të kthehemi në auditore.
F.K, student i fakultetit të Shkencave, dega Informatikë, viti i tretë
Po, jam dakord të kthehem ne auditore për arsye sepse është i nevojshëm përfundimi i vitit akademik brenda kohëzgjatjes së tij. Kështu, nuk është e nevojshme shtyrja e viteve pasardhëse, gjithashtu dhe planet e studentëve të vitit të fundit të diplomimit nuk cënohen.
Kristi Miza: Shkonca Politike, viti i dytë
Unë personalisht jam kundër këtij vendimi. Mendoj se duhet të hapen auditoret për të gjithë studentët.
Së pari, sepse mësimi online nuk po funksionon siç pritej, të paktën në fakultetin tim, aq më pak në degën time.
Së dyti, pjesa më e madhe e studentëve ka kërkuar të kthehet në auditore. Ministria mund të hartojë një plan për procesin e mësimit në grupe të vogla dhe me orare të zgjatura.
Unë personalisht ose brezi im nuk ka arritur të përqëndrohet shumë tek shkolla për shkak të zhvillimeve këto vitet e fujndit.
Dy vit më parë, nuk pati mësim normal për shkak të protestës së studnetëve, vjet prej tërmetit dhe këtë vit tashmë prej coronavirusit.
Duke parë si po funksionon mësimi online, i cili akoma është në “a- në” e tij sepse mua personalisht nuk më janë prezantuar ende të gjithë pedagogët, besoj se gjëja më e mirë është kthimi në auditore.
Është e pamundur që në një periudhë 1 mujore gusht- shtator, ministria të mbushë të gjithë boshllëqet tona dhe të jemi gati për provimet në tetor.
Xhoi Collaku, dega Shkenca Komunikimi, viti i tretë, në një universitet privat në Tiranë
Kemi shumë vështirësi online sepse kemi të pamundur të merremi vesh me studentët e tjerë dhe pedagogët. Sa i përket kthimit në auditore jam më shumë e shqetësuar për familjarët, jo për vete.
Pra, ekziston mundësia të infektohemi dhe ne tua përcjellim më pas familjarëve, për shkak se edhe auditoret janë të vogla, nuk janë kushtet e duhura për të mbajtur distancimin social.
Elona Bojaxhiu, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT/ viti i dytë
Mendoj se provimet online nuk do të ishin shumë efektive sepse studentët janë mësuar ta shkruajnë mendimin e tyre, pra të zhvillojnë provime me shkrim dhe besoj se shumica do e kenë problem të komunikojnë me video-call me pedagogun për të zhvilluar provimet përfundimtare.
Kështu që besoj se kjo është një zgjedhje e mirë nga ana e Ministrisë, duke qenë se janë bashkangjitur edhe rregulla të tjera per shmangien e virusit dhe mundesisë që studentët mund të infektohen gjatë kësaj kohe.
Emira Hoxha, “Aleksandër Moisiu”, Durrës, dega Anglisht, viti i tretë
Kam mësuar se është marrë një vendim për kthimin e studentëve në auditore. Jam dakord sepse për ne studentët nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse, nuk kanë hartuar asgjë.
Por meqë jemi në mbyllje të vitit akademik, kemi provimet dhe e shoh të domosdoshme të kthehemi në auditore sepse mësimi online nuk është aspak efektiv, me këtë metodikë nuk e ndjej veten të sigurt aspak.
Laura Martiri, Shkencat e Natyrës, dega ‘Matematikë informatike’
Mendoj se nuk është vendimi i duhur sepse në radhë të parë është shëndeti. Le të shtyhen provimet deri sa të qetesohet gjendja dhe me pas shkojmë nëpër universitete. E gjithë bota i ka anuluar duke patur parasysh rrezikshmërinë që na kanoset, ndaj edhe ne nuk duhet ta anashkalojmë.
Politiko.al/ S.Gj
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38