Flash News

KRYESORE

Rikthimi në ekran, Sonila Meço: Në emisione, politika dhe ‘show’ nuk janë më të ndara

Rikthimi në ekran, Sonila Meço: Në emisione, politika dhe

Gazetarja Sonila Meço rikthehet pas një pauze, plot energji dhe surpriza si pjesë e ekipit të Ora News.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes me drejtoren e Informacionit Beti Njuma, Meço u shpreh mes batutave se priti ardhjen e Komisionit të Venecias për daljen e saj të parë.

Meço: Prita një ngjarje të rëndësishme si ardhja e Komisionit të Venecias për çështjen e vettingut të politikanëve për të bërë dhe daljen time të parë publike pas një periudhe kohe.

Po çfarë do të sjellë Meço në programacionin e Rtv Ora News?

Meço: Është një herë e parë, por aty ku e kam  lënë. Surpriza nuk ka në kuptimin e faktit që Sonila është po ajo, gazetarja që për vite ka shoqëruar shqiptarët në shumë ngjarje të rëndësishme si në departamentin e informacionit ashtu dhe në departamentin e showt. Pas një periudhe pauze e ardhur qoftë në një mënyrë të sforcuar fillimisht dhe pastaj të domosdoshme, të cilat në karrierën e një njeriu i cili për një kohë të gjatë i është përkushtuar ekranit janë edhe si një bombol oksigjeni që ndihmojnë në një mënyrë edhe imazhin. Një ofertë e mirë.

Nëse emisioni do ketë më shumë politikë apo show,  Meço thotë se në thelb  është "zierja" e aktualitetit.

Meço: Nuk janë të ndara më, ti e di si është bërë gazetaria. Sot gazetarinë e bën dhe komediani ashtu si dhe e kundërta. Patjetër që do të jem tek aktualiteti, në zemër të tij me zhvillimet dhe ngjarjet kryesore duke mos dashur të krijoj një formulë më shumë në ato që janë të njohura në tregun shqiptar, të vij me një format të ri, të ndryshëm, por që në thelb ka "zierjen" e aktualitetit, e parë jo vetëm sipas këndvështrimit tim. Ata që do të ulen me mua bashkë për të realizuar një gjë të tillë do të jenë një sy i ri i Orës për të përmbushur një mision të rëndësishëm siç është informimi dhe argëtimi.

Të fundit