Flash News

KRYESORE

Rikthimi në PD, Gazmend Oketa: Është momenti që e djathta shqiptare të bashkohet dhe të riorganizohet

Rikthimi në PD, Gazmend Oketa: Është momenti që e djathta

Partia Demokratike këtë të hënë ka bërë publikë dhe emrat e 220 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Në këtë listë bie në sy rikthimi i Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt, Dashamir Sulës apo dhe Selami Xhepës.

Në emisionin ‘Real Story’, Oketa u shpreh se rikthimi ne PD, nuk ka qene produkt i asnje marreveshje mes tij dhe kryetarit Basha.

“Rikthimi im ne PD, nuk ka qene asnje marreveshje mes meje dhe Bashes. Ka qene nje proces i nisur disa muaj me pare. Komunikim me miq dhe me Bashen për ketë lëvizje.  Unë nuk jam kthyer për shkak të një emri të vetëm. Është momenti që e djathta shqiptare duhet të bashkohet dhe të riorganizohet. Nuk me pëlqen që Kryeministri i vendit tim, t'i drejtohet kreut të opozitës me epitete. Duhet të ruhet etika e komunikimit në lidhje me komunikimin midis tyre”.

Oketa foli edhe për FRD, e cila sipas tij ishte një lëvizje e domosdoshme për atë kohë. Ndërkohë që theksoi se kodi Zgjedhor penalizon çdo iniciative te re politike për te garuar si te barabarta.

Të fundit