Flash News

KRYESORE

Rikthimi tek Reali, Zidane: U largova në kohën e duhur, ambiciet janë të njëjta

Rikthimi tek Reali, Zidane: U largova në kohën e duhur, ambiciet

Dje u bë zyrtar lajmi i rikthimit të Zinedine Zidane në pankinën e Realit të Madridit, pak muaj pasi vendosi të largohej nga klubi madrilen.

Në një konferencë për mediat, tekniku francez u shpre se e dashuron Realin e Madridit dhe kjo ishte arsyeja kryesore që u rikthyer.

Ai gjithashtu ka shtuar se "Los Blancos" janë një përgjesësi e madhe dhe se ambiciet do te jënë po ato që kanë qenë.

“Florentino më telefonoi, dhe meqë e dashuroj këtë klub, ja ku jam. Lojtarët këtu duhet të kuptojnë se Reali është një përgjegjësi e madhe. Nuk e kam harruar çfarë kemi fituar, por gjithashtu nuk kam harruar edhe gjërat e këqija. Kemi humbur La Ligan, gjithashtu edhe Kupën. U riktheva, por ambiciet janë të njëjta ende”, tha Zidane.

Trajneri kafolur edhe për largimin e tij, ku u shpreh se largimi ndodhi në kohën e duhur pasi klubi kishte nevojë për ndryshime.

“Gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje, dhe duam ta mbyllim mirë. Më pas do flasim me Florentinon për çfarë mund të bëhet. Dua të jem i qartë, u largova në kohën e duhur. Klubi dhe lojtarët kishin nevojë për një ndryshim. Nuk është se kisha dëshirë të largohesha, por ishte një vendim që duhej ta merrja”

“Është e vërtetë që kisha disa propozime të tjera, por doja të isha këtu. Nuk doja të shkoja në një klub tjetër. Gjëja e parë që më kaloi në mendje kur më telefonoi Florentino ishte të kthehesha këtu, dhe ja ku jemi”, tha Zidane në konfrencën për shtyp.

Të fundit