Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave, Albana Vokshi: Po rrezikojmë izolimin nga Europa

Rikthimi i vizave, Albana Vokshi: Po rrezikojmë izolimin nga Europa

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për kërkesën e policisë holandeze për të rikthyer vizat me Shqipërinë. Vokshi akuzon ministrin Ditmir Bushati se po ngatërron qëllimisht kabllogramet e Holandës, ndërsa paralajmëron për rrezikun e izolimit të Shqipërisë nga pjesa tjetër e Europës.

Reagimi i Albana Vokshit:

Ministri i Jashtëm, nën zhurmën bezdisëse të insekteve shumëkëmbëshe, qëllimshëm "ngatërroi" kabllogramet e Holandës për rikthimin e vizave, me regjimin e Qeverise "Rama" në toka të gjelbëruara me kanabis dhe në dete të zbardhura nga skafet që transportojnë lëndën që bleu pushtetin absolut në Tiranë.

Holanda dhe miqtë e shqiptarëve po flasin për këtë krim shtetëror...viktima të të cilit janë vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë izolim nga pjesa tjetër e Evropës...

Të fundit