Flash News

KRYESORE

“Rikthimi i vizave”, Mesila Doda-Ramës: Shko zgjidh hallin e shqiptarëve, sulmi po afron mbi qytetarët e tu

“Rikthimi i vizave”, Mesila Doda-Ramës: Shko zgjidh hallin e

Çështja e rikthimit të vizave është prej ditësh një nga debatet më të ‘nxehta’ në vendin tonë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e PDIU, Mesila Doda.

Përmes një statsusi në “Facebook” Doda i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të marrë masa dhe të zgjidhë problemin pasi sipas saj ‘sulmi’ po afron. "Europianet pyesin per refuzimin tend me pak se per atletet e tua..." ironizon Doda.

Statusi i Dodës:

Po e refuzoi ky, a pyesin ata???

Ne vend qe te na thone se cilat jane hapat qe do ndermerren per te mos u rikthyer rregjimi i vizave me Shqiperine, po vazhdohet me kokfortesi e karshillek, mohimi i nje problematike qe rrezikon te ktheje mbrapsht procesin me te rendesishem te ketyre 27 viteve, liberalizimin e vizave.

Mos e refuzo z. Kryeminister, po shko e ulu e zgjidh hallin qe po i afrohet bashkombasve te tu, se europianet pyesin per refuzimin tend me pak se per atletet e tua...

Te dhane timonin, tani dilu ne krah e neutralizo realisht e pa arrogance, sulmin qe po afron mbi qytetaret e tu.

Të fundit