Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave për shqiptarët? Ambasadorja holandeze takohet me Xhafajn

Rikthimi i vizave për shqiptarët? Ambasadorja holandeze takohet me

Në pikun e diskutimeve për çështjen e rikthimit të vizave për Shqipërinë, Ambasadorja Holandeze Dew van de Weerd  ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Për shkak të rritjes së krimit të organizuar nga shtetasit shqiptarë në Holandë, reagoi dhe policia holandeze, e cila përgatiti  një raport konfidencial në lidhje me këtë shqetësim. Ky raport ngjall frikën për një rikthim të mundshëm të vizave për shqiptarët. 

Mirëpo, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet holandeze. Vizita e ambasadores  Dew van de Weerd, ngre pikëpyetje për takimin mes zyrtarëve.

Mësohet se Xhafaj ka diskutuar me ambasadoren në lidhje me bashkëpunimin në të ardhmen kundër krimit të organizuar, por deri tani nuk mësohet se çfarë kanë diskutuar për mundësinë e rikthimit të vizave.

Të fundit