Flash News

KRYESORE

Rilindja Demokratike: Vështirë të gjendet një zgjidhje, takimi Rama-Basha me tension dhe debate

Rilindja Demokratike: Vështirë të gjendet një zgjidhje,

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike raporton pas përfundimit të takimit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës se gjetja e një zgjidhje politike duket e vështirë. Sipas RD, takimi në Presidencë mes Ramës dhe Bashës ka qenë i tensionuar dhe me debate.

“Gjetja e një zgjidhje politike duket e vështirë ndonëse palët kanë nisur dialogun dhe kanë qëndruar më shumë tre orë në tryezën e bisedimeve në prani të Presidentit Nishani. Burime nga Presidenca thonë se ka patur dialog dhe tension në bisedime për çështje të caktuara që përbëjnë edhe thelbin e problemit dhe ku përplasen kërkesat e protestës dhe qeverisë”, shkruan RD.

Rama ishte i pari që doli nga zyra e Nishanit, ndërsa Basha ndodhet ende në Presidencë. Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim për diskutimet që janë zhvilluar në takim.

Të fundit