Flash News

KRYESORE

‘Rilindja nën alarm ka dy orë që shantazhon’, Maliqi publikon mesazhet: Çfarë po ndodh në prag të mbylljes të votimeve

‘Rilindja nën alarm ka dy orë që shantazhon’, Maliqi

Pak përpara mbylljes të votimeve, deputeti Lefter Maliqi ka publikuar në “Facebook” disa mesazhe, që tregojnë shantazhin e socialistëve ndaj punonjësve të administratës, që të marrin pjesë në votime.

Maliqi shkruan se pjesëmarrja e ulët tregoi zhgënjimin dhe humbjen fatale të PS, dhe shton se Rilindja e alarmuar ka dy orë që u bën presion punonjësve që të votojnë.

 

Postimi i plotë i Maliqit

30 Qershori tregoj Deshtimin total te Rilindjes se Krimit.Pjesmarrja tregoj zhgenjimin dhe humbjen fatale qe e pret ne zgjedhje normale PS. Opozita e bashkuar drejt fitores së sigurt.Socialistet e ndershem se duan më Pinokun me çitjane trecerkshe,karnavalin e Rilindjes.As 15% skanë votuar në qarkun e Beratit dhe gjithe vendin.

Rilindja në alarm po shantazhon këto dy ore kercenimet,shantazhimet,nepermjet njerzëve te deputeteve dhe segmenteve te administrates duke i telefonuar e shantazhuar paraqituni merrni me vete kartat e identitetit te familjes e fisit,neser sdo jeni në pune ne bashki e administrate,nderkohe punonjesit e administrates neser do kontrollohen nga boja ne gisht kane votuar apo jo,makinat e shtetit po marrin njerez me detyrim ,joshje ,imponim.

Vetë votojnë,vetë numërojnë,vetë mbushin kutitë.Ky eshte fundi,deshtimi i Rilindjes dhe fitorja e demokracise.1 Korriku dita e bardhe per shqiptaret ,socialist,demokrat,lsi-st,Çam,minoritar etj dhe boje e zeze per Rilindjen e krimit dhe njolle e zeze per opinionin nderkombtar.Shikoni nje pjes te sms-ve? Rama ik,shporru,turpi po te mbulon,zoti po te ndeshkon.

 

Të fundit