Flash News

KRYESORE

“Rinasi”/ Modifikuan furgonin e grabitjes, ndalohen dy persona nga Elbasani

“Rinasi”/ Modifikuan furgonin e grabitjes, ndalohen dy persona nga

Policia e Elbasanit ka ndaluar dy persona që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas. Të shoqeruarit ne komisariat mendohet se kane modifikuar furgonin me mbikshktimin ‘Hetimi Tatimor’.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua në lagjen ‘28 Nëntori’ , ndersa i dyshuari tjetër u arrestua në periferi të qytetit.

Dy të arrestuarit i përkasin  moshës 28 dhe 29 vjeç.

Ndalimi i tyre mund të ndihmojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda në zbardhjen e autorëve, që grabitën miliona euro në aeroportin e Rinasit. Nga ngjarja mbeti i vdekuar Admir Murataj, por nuk dihet ende nëse ai është vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë apo nga shokët e tij.

Të fundit