Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Rindërtim i Teatrit Kombëtar siç ishte dhe drejtësi për dhunën policore në 17 majit"; Vetëvendosja: Po përgatitisim një model 3 dimensional
Një muaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kërkon rindërtimin e godinës siç ishte dhe drejtësi për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
Përmes një reagimi Lëvizja VV ka theksuar se: “Aktivistë artitektë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe profesionistë të tjerë kanë nisur punën për përgatitjen e një modeli tre dimensional (bashkëngjitur kësaj komunikate) dhe detajet për rindërtimin e objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar, bazuar mbi dokumentimin në terren para shembjes, materialin arkivor dhe dosjen dorëzuar pranë “Europa Nostra””.
Deklarata e plotë:
Rindërtim i Teatrit Kombëtar dhe drejtësi për 17 majin
Sot u bë 1 muaj nga shembja e kompleksit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Me 17 maj në orën 04:30 forca të shumta policore të armatosura, përfshirë RENEA, shoqëruar me makineri të rënda, duke keqpërdoruar masat kundër pandemisë, u dyndën në disa nga rrugët kryesore të qendrës së Tiranës, për të rrethuar e arrestuar qytetarë që qëndronin në mbrotje të Teatrit Kombëtar. Këto akte në kundërshtim me parimet e detyrimet për ruajtjen e trashëgimisë, kundër shtetit të së drejtës dhe kundër kushtetutës, u cilësuan si barbare edhe nga media ndërkombëtare. Atë ditë u shoqëruan në polici 64 qytetarë, dhe shumë të tjerë u lënduan. Ky krim institucional tentoi të instalonte në Shqipëri një shtet policor, qu u ideua dhe u ekzekutua nga Qeveria Rama.
Deri më sot nuk ka patur asnjë pranim faji, asnjë shkarkim, asnjë dorëheqje, për të vënë para përgjegjësisë një zinxhir të gjatë zyrtarësh me në krye Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Kryetarin e Bashkisë. Deri më sot organet e drejtësisë nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre që e orekstruan këtë krim nga brenda institucioneve. Vendimet e jashtëligjshme mbajnë edhe nënshkrimet e Këshillit të Ministrave, nënshkrimin e tre inxhinierëve që sajuan një raport fiktiv për gjendjen e ndërtesës dhe ato të Këshillit bashkiak të Tiranës që me një votim vandal miratoi shembjen e Teatrit. Shkeljet në procedurë e dokumentacion nuk mund të mos sillnin ngutinë brutale të shembjes me fadromë dhe në errësirë, me aktivistë e artistë ende pa dalë nga ndërtesat por dhe përreth saj.
Rrafshimi i Teatrit ishte shpërfaqja brutale e ideologjisë mbizotëruese neoliberale, që tenton të rrafshojë publiken dhe historinë me pretendimin megaloman se mund të rithemelojë një histori të re më të bukur, ku në fakt fshihen interesa të ngushta financiare të njerëzve të regjimit dhe bizneseve rrotull tij. Rezistenca në mbrojtje të Teatrit dhe kundër projekteve abuzive ka nisur vite më parë, që me brezin e vjetër të aktorëve të Teatrit, dhe nga shoqëria civile, si dhe ka vazhduar me qëndresën 27 mujore të Aleancës për Teatrin. Regjimi synonte rrafshimin edhe të kësaj rezistence, por protestat e qytetarëve vazhduan dhe reagimet ishin të shumta brenda e jashtë vendit, edhe nga që kishte nisur ngritja e fondeve për restaurimin e Teatrit përmes organizatës “Europa Nostra”. Deklaratat nga “Europa Nostra” dhe Komisioni Evropian, reagimi nga Teatrot e Kosovës, deklaratat e mijëra artistëve shqiptarë e të huaj nga e gjithë bota, qindra kronika e artikuj në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, trupat diplomatikë në vend e eurodeputetët në Parlamentin Evropian, e bënë të qartë se Shqipëria qeveriset nga një klikë moralisht e rrënuar, politikisht e falimentuar, kulturalisht e varfëruar, financiarisht e korruptuar.
Rezistenca ndaj kësaj padrejtësie vazhdon në forma të ndryshme. Para shembjes, Teatri Kombëtar është matur mirë nga arkitektë që kanë dokumentuar materialet dhe teknikat e ndërtimit të objektit. Aktivistë artitektë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe profesionistë të tjerë kanë nisur punën për përgatitjen e një modeli tre dimensional (bashkëngjitur kësaj komunikate) dhe detajet për rindërtimin e objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar, bazuar mbi dokumentimin në terren para shembjes, materialin arkivor dhe dosjen dorëzuar pranë “Europa Nostra”. Rindërimi i Teatrit në të njëjtin vend është edhe i mundshëm, edhe kërkesë e drejtë e qytetarëve.
Tiranë, 17 qershor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38