Flash News

KRYESORE

Rindërtimet pas tërmetit, Rama e Veliaj: Në Itali ka 11 vite që familjet e prekura rrinë në shtëpi kontenierë

Rindërtimet pas tërmetit, Rama e Veliaj: Në Itali ka 11 vite

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Baldushk, në Tiranë.

I shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rama shkruan në profilin e tij se “Po ecim me ritme të larta për të futur në shtëpi sa më shumë familje për Vitin e Ri, ndërkohë që edhe kantieret e pallateve janë në proces, diku me infrastrukturën e diku me lidhjen e kontratave për fillimin e punës. Edhe pak durim, kush u godit më keq dhe po pret të rikthehet në shtëpi, do të ketë një shtëpi më të mirë, më të bukur, më të fortë, e ne jemi këtu për të bërë atë që themi”.

Pas inspektimit Veliaj i drejtohet kryeministrit duke marrë shembull rastin e Italisë fqinje se ka ende familje që qëndrojnë pa shtëpi, pasi janë prekur para disa vitesh nga një tërmet i fuqishëm.

“Në Itali ka 11 vite që disa familje rrinë në shtëpitë kontenierë”, tha Veliaj.

“Pashë para disa javësh në Amatrice, ku ra tërmeti para pak vitesh kur ishte Renci kryeministër dhe akoma ishte shumë i shqetësuar, që jo vetëm nuk e kanë, por nuk dine kur do e kenë dhe a do e kenë  një të tillë”, iu përgjigj Rama.

Të fundit