Flash News

KRYESORE

Rindërtimi, Ahmetaj: Nesër akordojmë fondin 160 milionë dollarë për ndërtimin e pallateve, themelet do i shihni në shtator

Rindërtimi, Ahmetaj: Nesër akordojmë fondin 160 milionë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njoftoi se nesër Këshilli i Ministrave do të akordojë një fond prej 160 milionë dollarësh për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë.

Sipas Ahmetajt shqiptarët në shtator do të shohin themelet e para të pallateve të dala nga procesi i Rindërtimit.

“Dua t’ju informoj se nesër Këshilli i Ministrave kalon një vendim të vet që i kalon FSHZH në 160 milionë dollar për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë, jashtë Bashkisë së Tiranës, një program që aktivizohet shpejt, në fund të shtatorit shqiptarët do të shohin themelet edhe në këtë drejtim.

Në shtator do shihni themelet e para të pallateve të dala nga procesi i Rindërtimit”,  tha Ahmetaj.

Të fundit