Flash News

KRYESORE

Rindërtimi i banesave/ Elvis Naçi: Kemi mbledhur mbi 6 milionë euro, synojmë të shkojmë në 10 mln

Rindërtimi i banesave/ Elvis Naçi: Kemi mbledhur mbi 6 milionë

Elvis Naçi tha në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit  se aktualisht fondacioni i tij “Firdeus” ka mbledhur mbi 6 milionë euro për rindërtimin e banesave që u prekën nga tërmeti, duke shtuar se  pritet që shuma të shkojë në 10 milionë euro.

“Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur mbi 6 milionë euro, synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Dje isha në Thumanë dhe ata banorët më thoshin pse nuk po filloni. Ne sot morëm sinjalin e parë se mund të ndërtojmë banesat individuale. 

Pasi të bëhet projekti i madh do duam të ndërhyjmë, për arsye se ka firma ndërtimi, si ato kosovare, që duan të japin kontributin e tyre. Ne si fondacion do të shkojmë për një lloj amaneti, do mundohemi që një amanet ti shkojë atyre që iu takon”, shprehet Naçi.

Të fundit