Flash News

KRYESORE

"Rindërtimi, një proces rimëkëmbje ekonomike", Rama: Shqipëria vendi që humbi më pak punonjës gjatë karantinës! Papunësia nën 11%

"Rindërtimi, një proces rimëkëmbje ekonomike",

Kryeministri Rama në një konferencë për mediat referuar situatës ekonomike dhe programit të rindërtimit deklaroi se procesi i rindërtimit është një proces rimëkëmbje ekonomik.

Sipas Ramës, në perjudhën afatmesme, Shqipëria ka paketën më të madhe të investimeve publike në historinë e saj, ku nga 33 mijë të papunë që ishin në fund të karantinës, sot shifrat e papunësisë kanë arritur në rreth 13 mijë.

“Rindërtimi një proces që përtej faktit që do të rikthejë në shtëpi të gjitha familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit dhe do të kthejë në shkollat e tyre tërësisht të reja të gjithë nxënësit dhe mësuesit që sot vazhdojnë të kryejnë procesin e mësimdhënies në shkolla të tjera, ka dhe një impakt të padyshimtë ekonomik që i vjen në ndihmë vendit dhe njerëzve në këtë periudhë të vështirë nga COVID.

Deri një ditë para tërmetit, projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19.

Sidoqoftë masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca jashtëzakonisht e suksesshme në Bruksel e donatorëve që na çliroi përfundimisht nga ankthi se do të na duhej të spostonim krejtësisht gjithçka nga pikëpamja financiare tek rindërtimit duke lënë mënjanë çdo investim tjetër si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot mund të themi pa frikë tanimë, duke parë dhe rezultatet pasuese të periudhës pasuese nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Vetëm gjatë javës së fundit kemi marrë tre masa të tjera për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Sot ne kemi një shifer të saktë, 13 mijë persona ende të pa integruar nga 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Flas për emra të regjistruar. 

Hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak. Jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 milion minus në Rumani, apo në Kosovë 45 mijë. Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një mrekullie por se duam të ripunësojmë sa më shpejt ata që ishin në punë . Qëllimi është që në harkun e një viti ta tejkalojmë shkurtin e këtij viti ku në 11% papunësi, kemi arritur nivelin më të ulët të papunësisë që nga vitit 1991”, deklaroi Rama.

Të fundit