Flash News

KRYESORE

Rindërtimi pas tërmetit, Rama takon në Abu Dhabi Princin e Kurorës

Rindërtimi pas tërmetit, Rama takon në Abu Dhabi Princin e

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan gjatë një vizite që po zhvillon në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një postim në Facebook, Rama njofton se ky takim ka për qëllim Rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe Konferencën Donatorëve në Bruksel.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, -shkruan Rama në videon e publikuar në Facebook.

Kujtojmë se më 17 shkurt do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të fundit