Flash News

KRYESORE

Rindërtimi, Rama paralajmëron bashkitë: Mos hyni në gjynah se do ndëshkoheni

Rindërtimi, Rama paralajmëron bashkitë: Mos hyni në gjynah

Kryeministrit Edi Rama, duke folur për procesin e rindërtimit, paralajmëroi krerët e bashkive që të bëjnë kujdes, pasi nëse abuzojnë do të ndëshkohen.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kreu i qeverisë tha i gjithë procesi do të monitorohet nga një grup i panjohur.

“Mos hyni në gjynah, bëjeni këtë punë njësoj sikur do të ishit ju që do të mbeteshit pa shtëpi. Mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar si të prekur nga tërmeti njerëz që nuk janë prekur, se do të ndëshkoheni, pasi do monitoroheni nga një grup që s’e njihni. Kryebashkiakëve ju them faleminderit, sepse iu ka rënë mbi kokë një hall i madh, që e kanë përballuar me dinjitet, por që duhet t’i qëndrojnë në kokë, që regjistri elektronik i familjeve të jetë shembullor dhe aty të jenë të gjithë ata që kanë nevojë. Të gjitha do të monitorohen dhe kush do të kapet duke abuzuar, do të ndëshkohet”, tha Rama.

Ndërsa ministri për Rindërtimim, Arben Ahmetaj pak më herët sqaroi procedurën e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Të fundit