Flash News

KRYESORE

Rindërtohet ngjarja e aktores amerikane, Naya Riviera u mbyt teksa shpëtonte të birin

Autoritetet amerikane kanë konfirmuar tashmë në mënyrë zyrtare se trupi i gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë nga ekipet e kërkim-shpëtimit ditën e djeshme është ai i aktores amerikane, Naya Riviera, e cila u zhduk disa ditë më parë teksa djali i saj u gjet duke fjetur në varkë.

Sipas autoriteteve,aktorja 33-vjeçarja ka mbledhur të gjithë energjinë e saj të fundit për të shtyrë lart të birin në varkë, por jo mjaftueshëm sa për të shpëtuar dhe veten, sipas rindërtimit të ngjarjes nga ekspertët.

Naya nuk mbante jelek shpëtimi. Mendohet se pas mbytjes, trupi i saj ka ngecur mes bimësisë së liqenit, i cili e lëshoi më vonë dhe zhytësit e gjetën duke pluskuar në sipërfaqe.

Të fundit