All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

'Ringjallet' Wuhan pas pandemisë; harrohen maskat dhe distancimi social, qindra njerëz 'schuma party' në qytet

All - Paragraf - 1

Qindra njerëz të mbledhur me njëri tjetrin, pa maska, pa distancim social, duke qendruar mbi goma në ujë dhe duke brohoritur sëbashku në një festival muzikor, është imazhi që u bë viral ditën e sotme.

All - Paragraf - 3

Bëhet fjalë për “HOHA Water Electrical Musical Festival”,  një festival muzikor në një park ujor në Wuhan, i cili nga një qytet fantazme me rruge të boshtisura tani ka kthyer një faqe tjetër ku  banorët  po injorojnë rregullat dhe po shijojnë në maksimum festat.

[caption id="attachment_407034" align="alignleft" width="320"] Party ne Wuhan pas pandemisë[/caption]

Frika nga infektimi ka bërë që në rrjetet sociale të kishte një lum shpërthimesh mbi faktin se si ky aktivitet kaq i madh në “Wuhan Maya Water Park” u lejua të ndodhë edhe pse në Wuhan nuk ka pasur asnjë rast me të infektuar që nga mesi i majit.

 

Një kthim i shkurtër në kohë për qytetin e Wuhanit:

Në janar shirat me COVID  u rritën dhe si rrjedhojë edhe vdekjet, vendi iu nënshtrua karantinës së plotë ku nuk u lejuan grumbullimet apo asnjë aktivitet tjetër me risk të lartë, në mars më pas masat filluan të liroheshin përsëri.

Në muajin prill u hoq tërësisht karantina, çiften nxituan të martoheshin, shkollat u ripahën , gjithashtu edhe transporti publik filloi nga puna.

Raste të reja në maj filluan të regjistroheshin sërish por këtë herë situate ishte nën kontroll.Në korrik u hapën librarit , muzeumet, u lejuan grumbullimet e mëdha dhe jeta duket sikur iu rikthye normalitetit.

Ndërkohë virusi është shumë aktiv dikur tjetër duke u regjistruar më shumë se 21 milion raste në të gjithë botën. Vende si Zelanda e  Re apo Koreja e Jugut të cilët duket sikur e  kishin kaluar me suksese virusin, tani po përjetojnë një valë të dytë.

Të fundit