Flash News

KRYESORE

Rinis me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD tërhiqet nga kërkesa e saj...

Rinis me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD

Pas ndërprerjes së mbledhjes, për herë të dytë, PD është tërhequr nga kërkesa e saj për ta bërë mbledhjen të hapur për median. Duke parë këmbënguljen e deputetëve socialistë për të mos lëshuar pe, dhe nga dyshimi se çdo zgjatje e mëtejshme do të çojë në “prishje të provave” dhe do t’i japë mundësi Tahirit që “të fshehë bashkëpunimin e tij”, ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa e saj dhe të vijojë mbledhjen me dyer të mbullura. Diskutimet mes antarëve të Këshillit të Mandateve do të përmblidhen në një raport apo në dy raporte të cilat do t’i hapin dritën jeshile procedurave për heqjen e imunitetit nga Parlamenti dhe, më pas, pse jo, arrestimin e ish—ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Të fundit