Flash News

KRYESORE

Rinis pas një viti procesi për dy porositësit e vrasjes të ish-komisarit Artan Cuku

Rinis pas një viti procesi për dy porositësit e vrasjes të

Ka rinisur në Gjykatën për Krime të Rënda seanca për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku. News 24 raporton se procesi gjyqësor ishte pezulluar për një periudhë prej 13 muajsh.

Ndërkohë në shtetit grek janë liruar dy të akuzuarit për ngjarjen, porositësi Bledar Jambelli dhe ndihmësi Kristaq Leci. Autoritetet greke refuzuan kërkesën për ekstradim të të akuzuarve drejt Shqipërisë me pretendimin se rrezikojnë jetën.

Ndaj Jambellit rëndon akuza se ka porositur atentatin, ndërsa Leci pretendohet se është bashkëpunëtori i Mikel Shallarit, atentatori i krimit.

Neshat Fana, avokat i familjes se Artan Cukut e cilësoi qesharake faktin se policia i kërkon në Shqipëri, kur ata janë liruar në Greqi.

“Kjo është qesharake ju kërkoni në Fier e Ballsh për të pandehurit kur të gjithë e dinë që Jambelli dhe Leci janë liruar nga Greqia”, u shpreh Fana për News 24.

Të fundit