Flash News

KRYESORE

Rinis shpërndarja e Kartës së Studentit në fakultetet e Tiranës, Veliaj: Së shpejti edhe në universitetet private

Tirana sot ka qenë e tejmbushur me studentë, disa prej të cilëve për herë të parë do të fillojnë jetën akademike. Dita e sotme ka shënuar fillimin e vitit akademik 2019-2020.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, sot ishte i pranishëm në Qytetin Studenti ku do të akomodohen shumë studentë. Ai inspektoi rikonstruksionin e godinave 24 dhe 25 duke sjellë në vëmendje premtimin që u dha për kartën e studentit.

 “Me kryeministrin kemi mbajtur fjalën për Paktin e Universitetit. Sot studentët u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj”, tha Veliaj.

Po ashtu kryebashkiaku nënvizoi se shumë e rëndësishme është që studentët të jetojnë në kushte të mira.

 “Godinat nr. 24 dhe 25 janë ndërtuar që në vitet 1989-1990 dhe kishte më shumë se 30 vite ku nuk ishte ndërhyrë. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës u dyfishuan nyjet sanitare, u rikonstruktua salla e studimit, fasada, hidroizolimi i saj, si dhe i ambienteve të tjera të përbashkëta”-tha Veliaj.

Të fundit