Flash News

KRYESORE

Rinisja e shkollës gjatë pandemisë, Rama ‘në hall’: Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun

Rinisja e shkollës gjatë pandemisë, Rama ‘në

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shkollën ’24 Maji’ në Vlorë mbi kushtet se si do të zhvillohet mësimi pas 14 shtatorit në bazë të udhëzimeve të reja të autoriteteve për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës, ky është një vendim shumë i vështirë, pasi nuk është e lehtë që situata t’u shpjegohet fëmijëve, sidomos atyre që janë në moshën e djalit të tij të vogël, Zahos.

“Është vendim shumë i vështirë sepse edhe pse thuhet se fëmijët janë më pak të rrezikuar, nuk është e vërtetë për të gjithë.

Fëmijët vetë, mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Siç, ka ndodhur në vendet e tjera do kemi prapë rritje të numrave. Kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave është shumë e madhe. Pasoja që mund të lerë kjo ndarje janë shumë të mëdha.

Në zgjedhjen tonë rolin për të qenë sa më strikt, e i duruar se nuk bëhet me britma e rreshtore, por edhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet t’i rrish larg, pse duhet të mbash maskën, të lash duart, hajde shpjegoja, është shumë i vështirë. Ndërkohë, shpjegimi ynë është foli shokut, jepi dorën shokut etj.

Është me rëndësi që të bashkëpunohet edhe me prindërit, duhet të futet bota e fëmijëve në një kornizë, por pa i ndrydhur në mënyrën e perceptimit, pasi duhet sqaruar se është e përkohshme. Ju e keni këtë barrë, por mësuesit duhet të punojnë shumë të jenë të vetëdijshëm”, tha Rama në Vlorë.

Të fundit