Flash News

KRYESORE

Rinovimi me TV Klan, Fevziu tregon rolin e Ramës 4 ditë para firmosjes së kontratës

Rinovimi me TV Klan, Fevziu tregon rolin e Ramës 4 ditë para firmosjes

Gazetari Blendi Fevziu është i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, ku po diskutohet tema ‘Triumfi i pjeshkave ndaj reflektimit të studiove”.

I pyetur nga moderatori Artur Zheji nëse ka pasur ndikim kryeministri Rama sa i takon rinovimit të kontratës me Aleksandër Frangajn, ai u shpreh: “Jo fare, madje as nuk ka rënë bisede. Duhet të jeni të sigurtë që Rama nuk ndikon në vendimet e mia. Kam dëgjuar interpretime të çuditshme për cdo gjë, kjo është cështja. Rama nuk është miku im. Une kam vetem nje raport korrekt pune dhe kur dikush nuk është mik juaj, t’i nuk mund ta degjosh”, sqaroi Fevziu.

Zheji insistoi duke e pyetur se a pati ndikim prania e Ramës në Opinion, 4 ditë para rinovimit të kontratës, ku ishte i ftuar për një çështje bamirësie. “Jo ishte koincidencë, nuk ka pasur asnjë rol”.

Po ashtu, gazetari përsërit se televizionet kanë humbur kontaktet me realitetin duke iu dhënë më shumë hapësirë personazheve të ‘Instagramit’.

Të fundit