Flash News

KRYESORE

Rio de Janeiro/ Një person i armatosur merr peng autobusin me 37 pasagjerë, kërcënon se do t’i vejë flakën

Rio de Janeiro/ Një person i armatosur merr peng autobusin me 37

Një autobus me  pasagjerë është marrë peng nga një person i armatosur në Rio de Janeiro të Brazilit.

Policia braziliane thotë se një burrë po mban peng 37 persona në një autobus publik në Urën e Rio Niteroi dhe po kërcënon t’i vejë zjarrin automjetit.

Policia e Autostradës Federale tha se po tentohet të negociohet me pengmarrësin, i cili deri tani ka liruar 4 persona, tre gra dhe një burrë.

Negociatat me autorin kanë nisur që prej orës 5:30 në mëngjes, në urën që lidh Niteroi me qendrën e qytetit Rio de Janeiro.

Burri i armatosur mësohet se ka spërkatur me benzinë autobusin dhe kërcënon se do t’i vinte flakën. Pengjet e liruara kanë dëshmuar se burri e ka identifikuar veten si polic, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Autoritetet thanë se pengmarrësi nuk ka bërë ndonjë kërkesë të veçantë dhe duket se ka "probleme psikologjike".

Të fundit