Flash News

KRYESORE

Rishfaqen 11 kuksianët, me pranga në duar e rrethuar me policë, protestuesit hedhin tymuese para Gjykatës së Apelit

Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, kanë dalë para gjykatës së Apelit në Shkodër 11 protestuesit nga Kukësi, të cilët paraditen e 31 marsit u përplasën me policinë në tunelin e Kalimashit, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Ndërsa pritet vendimi i gjykatës, pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila nga 23 vendime, 11 prej tyre la në “arrest me burg”, ka nisur të tensionohet situata jashtë godinës së Gjykatës së Apelit.

Protestuesit kanë hedhur tymuese në shenjë proteste. Në protestë të pranishëm janë edhe deputetë të opozitës së bashkuar, nga PD dhe LSI.

Ndërkohë, familjarët e 11 kusianëve kanë paralajmëruar në media se nëse sot ata nuk lirohen, atëherë do të përshkallëzojnë protestat, duke nisur me bllokimin e akseve rrugore.

Nga ana tjetër, vihen re masa të shtuara të policisë, për të shmangur ndonjë oincident nëse gjykata jep një vendim negativ për lirimin e protestuesve.

 

Të fundit