Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rishikimi i buxhetit, Tabaku akuzon qeverinë: Shesin çdo gjë për tu pasuruar në kurriz të shqiptarëve
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeminsitrin Rama për rishikimin që iu bë buxhetit të shtetit.
Përmes një deklarata për mediat Tabaku tha se rishikimi i buxhetit vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.
“Është akti i dorëzimit të qeverisë që zyrtarizon shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe cakton se në xhepat e qytetarëve do të ketë më pak të ardhura dhe më shumë borxhe.
Edhe për borxhin, Edi Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi. Merr borxh për të paguar koncesionet korruptive dhe nuk rrit pagat, pensionet, nuk hap vende pune.
“Vendimi i ri i qeverisë për të rishikuar buxhetin për herë të dytë brenda 6 muajve është shpallja e falimentit të qeverisë së Edi Ramës dhe dëshmi sesa keq ka qeverisur këto 7 vjet dhe sa shumë ka abuzuar dhe vjedhur taksat e qytetarëve.
Akti normativ i miratuar nga qeveria vulos rënien ekonomike të vendit, që sipas Bankës Botërore pritet të jetë me 9% të prodhimit kombëtar. Është akti që bën shqiptarët më të varfër, që zyrtarizon shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe që paralajmëron se në xhepat e qytetarëve do të ketë më pak të ardhura dhe më shumë borxhe.
Vetë qeveria pranon se mbledhja e të ardhurave nga tatimet, nga doganat, të ardhurat nga tatim fitimi, të ardhurat personale dhe nga TVSH, do të bien në mënyrë drastike, rreth 549 milionë euro.
Të tre këto grupe të ardhurash janë të lidhura ngushtësisht me sipërmarrjen, me punësimin dhe me konsumin e qytetarëve. Akti normativ tregon se këto tre elementë janë në kolaps.
Duke qenë se të ardhurat kanë rënë si pasojë e mosmbledhjes së tyre dhe shpenzimet janë rritur, defiçiti buxhetor pritet të jetë në rastin më të mirë 1 mld euro, por ka zëra brenda qeverisë që do të rritet edhe deri në 1.5 miliardë. Kjo do të thotë se qeveria do të vazhdojë të shkurtojë edhe më shumë krahun e shpenzimeve. Ky është një precedent i rrezikshëm, që ndodh në Shqipëri mbas 20 vitesh dhe që rrezikon financat publike.
Dy janë shtyllat kryesore të vendinit të qeverisë për rishikimin e buxhetit: nga një anë varfëron qytetarët. Nuk ka asnjë shpresë për rritje pagash, pensionesh, për shpërblime apo bonuse të tjera, nuk ka asnjë shans për një paketë që ndihmon vërtet biznesin për të mos falimentuar. Nga ana tjetër, qeveria do të vazhdojë të paguajë miliona euro për komcesionet dhe PPP-të, miliona euro për inceneratorët, miliona euro për tenderat pa garë.
Akti normativ provon përkeqësimin e gjendjes ekonomike, e cila ndikon në buxhetin e çdo familje shqiptare.
Është një Akt Dorëzimi i qeverisë tek rritja pa kufi e borxhit. Balancën mes dështimit për të mbledhur të ardhura dhe babëzisë për të përfituar deri në momentet e fundit para largimit, Edi Rama e ka gjetur duke marrë borxh pas borxhi.
Politikani që erdhi në pushtet duke mallkuar kundërshtarin për një borxh atëherë të kujdesshëm, sot ka vendosur të heqë kufirin ligjor të marrjes së borxhit, duke mos patur më asnjë kufizim në marrjen e tij.
Edhe për borxhin, Edi Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi. Mund ta ndiqni me zë dhe me figurë, çfarë u thoshte shqiptarëve 10 vjet më parë.
EDI RAMA: Njerëzit duhet ta dinë se në fund të vitit 2009 borxhi kapi 60% të prodhimit dhe pasurisë kombëtare të vendit. Të gjitha këto para, të marra borxh, nuk rëndojnë gjetkë, por drejtpërdrejt mbi çdo familje shqiptare. Nuk ka më zi për një popull se një qeveri që merr borxh për të larë borxhet.
Tani, që është në pushtet, me borxhet e marra, Edi Rama nuk rrit rroga, nuk rrit pensione, nuk hap vende pune, nuk ndihmon biznesin, nuk ul taksat. Me borxhet e marra ka bërë 500 milionë euro fasada me pllaka në qytete që sot përmbutrn me shiun e parë, paguan 120 milionë euro në vit koncesionet dhe inceneratorët.
Sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por borxhi real është shumë më i lartë. Ai shkon 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar, nëse qeberia do të përfshinte aty edhe borxhin e fshehur të PPP-ve.
Me Edi Ramën ka vetëm krizë ekonomike, ka vetëm varfëri. Në shtatë vjet shqiptarët janë rrjepur dhe vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme, e cila nuk ka investuar në shërbim të tyre, por ka shpërdoruar para për interesin personal.
Rezultati i kesaj politike kundër iinteresit publik është arka bosh e shtetit dhe mijëra shqiptarë që kanë humbur vendet e punës.
Sot Edi Rama dhe qeveria e tij janë një rrezik kombëtar. Kanë nxjerrë në shitje çdo gjë për t’u pasuruar vetë dhe tani po marrin borxh të shfrenuar për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur nga korrupsionit.
Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe një qeveri që vendos të parin interesin e qytetarit. Na duhet një mënyrë e re e qeverisjes, që nxit konsumin përmes taksa e të ulëta dhe klimës miqësore me biznesin. Kjo është alternativa që Partia Demokratike u ofron shqiptarëve dhe së shpejti do ta bëjmë realitet”, deklaroi Tabaku.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38