Flash News

KRYESORE

Ristani: Nuk kemi marrëveshje me LSI-së, po bashkëpunojmë kundër një të keqeje të përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka folur rreth bashkëpunimit mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në studion e televizionit FaxNews, Ristani tha se nuk ka një marrëveshje elektorale mes PD-së dhe LSI-së por dy partitë po bashkëpunojnë, si dy forca opozitare, kundër një të keqeje të përbashkët.

“Nuk jemi në një marrëveshje elektorale, nuk jemi për të ndarë pushtet.

Jemi duke bashkuar forcat si opozitarë kundër një të keqe të përbashkët”, u shpreh Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së foli edhe për protestën që do të mbahet në datën 27 janar. Ristani tha se synimi është të krijohet një qeveri antimafia, me dy objektiva, për të luftuar krimin në pushtet dhe të krijoj kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të krijohet një qeveri antimafia me dy objektiva, e para, të luftojë krimin në pushtet, dhe e dyta, të krijoj kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Ristani.

Të fundit